
Avokati Saimir Vishaj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është intubuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas informacione, Vishaj është transportuar me urgjencë drejt spitalit, pas dyshimeve se mund të ketë rënë nga shkallët.
Mjekët po i japin ndihmën e nevojshme, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet kritike.
Kjo është hera e dytë që avokati përballet me një betejë të vështirë për jetën. Vetëm në gusht të vitit 2025, Vishaj tregoi publikisht se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, për shkak të së cilës kishte qëndruar për një periudhë në gjendje kome dhe i intubuar.