Dyshohet se rrëmbeu Bleona Matën, kapet në flagrancë 33-vjeçari kroat

Autoritetet kroate kanë bërë të mundur arrestimin e 33-vjeçarit, Sadat Toskiç, i cili dyshohet se ka rrëmbyer 4 fëmijë nga Maqedonia e Veriut.

Ai u kap në flagrancë teksa ishte duke regjistruar 4 fëmijë.

Ky shtetas dyshohet se në mars të vitit 2010 rrëmbeu edhe Mitat Ibrahimin pranë Shkupit, si dhe Bleona Matën në maj të po këtij viti nga mali Pikëllimë i fshatit Zapod në Kukës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave kroate, 33-vjeçari është dërguar në qeli, pasi në 2 mars të vitit 2012 së bashku me 35-vjeçaren, Sanja Krishto, kanë rrëmbyer 4 fëmijë shqiptarë, të cilët i kanë regjistruar me dokumenta false në Zagreb.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për katër të miturit shqiptarë nuk ka asnjë të dhënë, ndërkohë dyshohet se janë nga Maqedonia e Veriut dhe njëri prej tyre mund të jetë Mitat Ibrahimi, që u rrëmbye pranë oborrit të shtëpisë në fshatin e tij afër Shkupit.

Lajmi në fjalë është konfirmuar edhe nga gazetari nga Maqedonia e Veriut, Nevrij Ademi, i cili në një lidhje direkte me emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv, raportoi të tjera detaje nga ngjarja.

Ai u shpreh:

Ky shtetas kroat me emrin Sadat Toskic dyshohet se ka hyrë disa herë në territorin tonë dhe kuptohet qëllimi, ai i rrëmbimit të fëmijëve. Unë jam munduar të bëj disa verifikime këtu në Maqedoni edhe nëpërmjet policisë por kam folur edhe me banorët e zonës së vogëlushit Mitat Ibraimi. Policia ende nuk na ka dhënë një përgjigje zyrtare dhe në ditët në vijim do ta kemi. Por, banorët kur e kanë parë foton dhe lajmin, disa e konfirmojnë se e njohin si fytyrë, disa të tjerë nuk e njohin. Institucionet tona janë informuar nga Kroacia për katër fëmijët e rrëmbyer në 12 mars të vitit 2012. Dyshojmë se fëmijët u rikthyen pranë familjes, këtu në Maqedoninë e Veriut dhe emrat nuk u bënë kurrë publike nga institucionet, për të ruajtur anonimatin e të miturve. Problemi qëndron se ne lajmet kroate shkruhej se shtetasi Sadat Toskic u kap flagrancë duke regjistruar 4 fëmijë, por akuzohet edhe për rrëmbimin e fëmijëve të tjerë. Ne dyshojmë se në mars të vitit 2010 ai rrëmbeu edhe Mitat Ibraimin afër Shkupit dhe në maj po të këtij vitit rrëmbeu edhe Bleona Matën nga mali Pikëllime i fshatit Zapod në Kukes.”

Kujtojmë se Bleona Mata ishte vetëm 6-vjeçe kur u rrëmbye dhe humbi kontaktet me familjen në rrethana misterioze, pasi në momentin e zhdukjes së saj, ajo ishte e shoqëruar nga 5 vajza të tjera.

Të gjitha vajzat ishin kushërira të Bleonës, dhe familja e saj i akuzon për humbjen e vogëlushes që tashmë është 15 vjeçe, nëse ajo është gjallë.

Disa vite më parë, nëna e Bleonës shprehej:

Kam biseduar me drejtorin e Policisë së Kukësit, me prokurorë, ndërsa në Tiranë kam biseduar edhe me hetues te Krimet e Rënda. Çështja e Bleonës ka mbërritur deri në Parlament e në mbarë botën dhe ende nuk po gjendet vajza ime. Unë akoma nuk po e besoj dot se në çfarë vendi po jetojmë ne, pasi vajza ime vazhdon të jetë e zhdukur dhe 5 vajzat e tjera po vijojnë të jenë ende të lira, kur ato janë kriminele për zhdukjen e Bleonës. Hetuesit më thonë jemi në kërkim, nuk e mbyllim çështjen e Bleonës. Ke biseduar me këto vajza gjatë kësaj kohe? Kam biseduar me ish-kunatën time. Para dy muajsh kam takuar edhe Rudinën dhe i kam thënë “turp çfarë keni bërë me Bleonën.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?