Dyshohet si porositës i vrasjes së vajzës/Prokurori: Do dëmtonte procesin e mbledhjes së provave

Faik Buci, dyshohet si urdhëruesi i vrasjes së vajzës së tij Eglantina Buci, ku gjykata mësohet se ka refuzuar kërkesën për ndryshim mase. Për prokurorinë kjo do të dëmtonte procesin e mbledhjes së provave. ”Hetimet për këtë krim janë ende të hapura, lirimi i Faik Bucit do dëmtonte procesin e mbledhjes se provave e do rrezikonte dëshmitarët”, tha Prokurori.

Eshtrat e Eglantinës u gjetën nga një gjuetar në datën 13 shtator 2012, por sipas ekspertëve vrasja kishte ndodhur gati 6 muaj më parë. Policia është kthyer në vendin krimit më 21 shtator 2012 ku janë gjetur një pjesë e eshtrave të Eglantinës. Një pjesë e rrobave të Eglantinës ishte e djegur. Hetimet vijuan për më se 6 muaj, për t’u mbyllur më pas në 25 janar 2013.

Dëshmia e dëshmitarit kyç me inicialet M.T, i cili ka treguar se Shkëlzen Buci,vëllai i saj, që ishte në burg për një tjetër çështje, kishte vrarë motrën e tij. Kjo dëshmi bëri që të rihapeshin hetimet në 2018, për të çuar më pas në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Dyshohet se porositës i vrasjes së babai i saj, Faik Buci.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?