Dyshonte se ishte me Covid, burri nga Tirana tenton të presë damarët

Një burrë, i cili dyshonte se ishte infektuar nga koronavirusi ka tentuar që t’i japë fund jetës, i mbërthyer nga depresioni dhe gjendja e rënduar psikologjike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Tiranë, raporton News24.

Bëhet fjalë për një 57-vjeçar i cili ka prerë damarët në banesën e tij. Mësohet se shtetasi R.Sh. fatmirësisht ka shpëtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

I pyetur nga policia, ai ka deklaruar se veprimin e ka kryer në momente depresive, pasi dyshonte se ishte infektuar me Covid-19.

SHKARKO APP