E abuzuar nga mësuesi, babai i së miturës: Po na trembin me plumba

Në afërsi të banesës së 11-vjeçares e cila denoncoi pak muaj më parë mësuesin e saj 63-vjeçar se e kishte ngacmuar seksualisht, janë dëgjuar të shtëna me armë. Familjarët e vajzës së mitur nga fshati Luftinje i Tepelenës, kanë ngritur alarmin, pasi thojnë se të shtënat janë një formë kërcënimi.

Ngjarja ndodhi dy muaj më parë por kambanat e alarmit ranë sërish, pasi familja me 6 anëtarë, ku jeton edhe e mitura u zgjua nën frikë e terror. Persona të paidentifikuar kanë bërë terror me armë afër banesës së tyre pas mesnate.

Prindërit e të miturës dyshojnë se autorët kanë lidhje me mësuesin e vajzës, i cili mund ta ketë ndërmarrë këtë akt në shenjë hakmarrje. Prindërit e vajzës kanë një apel të fortë për shtetin. Ata kërkojnë drejtësi, duan një të ardhme më të mirë për vajzën dhe shkollim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prindërit e së miturës në një komunikim telefonik me Report TV

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka shkuar në shkollë vajza?

Babai: Kemi 4 muaj që askush nuk na jep të drejtën e vajzës, çfarë shkolle ta çoj nuk kam garanci

Keni marrë asistencën e psikologut?

Babai: Sot erdhi pas katër muajsh pasi ka ndodhur ngjarja

E ndiqni më si çështje?

Babai: Po nuk dimë asgjë, do bëhet gjyqi sot, do bëhet gjyqi nesër dhe asgjë…

Për çfarë keni nevojë?

Babai: Duam të drejtën e fëmijës, jetojnë me frikë pas asaj që ka ndodhur

Çfarë kërkoni ju si nënë?

Nëna: Vajza është larguar nga shkolla, nuk më ka mësuar

Si është gjendja e saj?

Nëna: Vajza nuk na përgjigjet, rri vetëm në dhomë, shikon televizor, luan me kukulla por nuk na flet

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?