E afërmja e familjes Hysa: Kishin vajzë 4-muajshe, prisnin fëmijë të dytë

Një nga kushërinjtë e familjes Hysa ka mbërritur në vendngjarje në Paskuqan, aty ku ish-dhëndri ka qëlluar me automatik brenda banesës së ish-gruas.

“Mos më ngatërroni se s’kam takat. I njoh të gjithë. Goca me burrin e vet e kishin konfliktin. Babin e gocës e kam kushëri”,-u shpreh zonja. Ajo tregoi se ish-gruaja ka pasur një fëmijë me autorin e ngjarjes, një vajzë 4-muajshe dhe ishte në pritje të fëmijës së dytë.

Prej 7 apo 8 muajsh sipas dëshmisë së zonjës ata ishin ndarë. Nga ana tjetër, ai tregoi gjithashtu se autori ka qenë i dhunshëm dhe kanë pasur probleme që në fillim të martesës së tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?