E afërmja e vajzës 7-vjeçare që humbi jetën: Do i shkojmë çështjes deri në fund, autori ishte i droguar

Një nga familjet e vajzës që humbi jetën në Himarë, e pranishme sot në protestë ka reaguar ashpër për ngjarjen e rëndë. Sipas saj prindërit e vajzës nuk e meritonin këtë gjë nga shteti pasi e duan shumë atdheun dhe kalonin pushimet në Shqipëri.

“Unë jam familjare, pa e ditur se ishte Jonada mbesa jonë, jam trishtuar pafund. Është tmerr i vërtetë, është për tu admiruar forca që kanë gjetur prindërit për të pritur dhe përcjellë njerëz. S’kam fjalë për dhimbjen tonë!

Të ikësh në emigracion e të punosh si Bledari e Ermira dhe të kthehesh herë pas here nga atdhedashuria dhe të merrnin këtë për shpërblim, aq më tepër nga një drejtues policie. Ai edhe pas incidentit, ka xhiruar nën efekt droge.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dua të bëj politike, s’është çështje politike sepse mund ti ndodhë kujtdo. Pas ngjarjes, kam frikë të dal në rrugë me vajzën se e ke në duar dhe vijnë e i marrin jetën, hallat kanë parë të gjithë skenën makabre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të respektohet dhimbja që ka pushtuar atë familje, kreu i shtetit e ka rënduar dhimbjen me deklaratat që ka bërë. Jonada është nënshtetase angleze dhe ju siguroj se do e ndjekim deri në fund”, deklaroi ajo për mediat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?