E arrestuan nga përgjimet telefonike, 52-vjeçari del memec

Edmond Omeri u arrestua në kuadër të operacionit “Rruga e Gabuar”. Ai u vu në pranga mbi bazën e përgjimeve telefonike për emigrantët ilegalë drejt SHBA dhe BE.

Por Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda e ka liruar Edmond Omerin pasi nga verifikimi i bërë në gjykatë dhe me akt ekspertimi mjeko-ligjor rezulton se 52-vjeçari është memec.

Prokuroria e akuzonte 52-vjeçarin, Edmond Omeri si pjesë e grupit që koordinonte trafikun e emigrantët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për masën ndaj Omerit, Prokuroria paraqiti si provë përgjime telefonike me pretendimin se ishte zëri i Edmond Omerit. Gjatë operacionit “Rruga e gabuar” u arrestuan 22 persona.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?