“E bën sh*rrën në Sarandë dhe analizën në Tiranë”, revoltohet ish-ministri i Shëndetësisë: Duhet të masivohen testimet për COVID-19
Drejtoresha e ISHP-së Silva Bino njoftoi sot se “Instituti i Shëndetit Publik ka laboratorin e referencës. Është i vetmi laborator që ka bërë kontrollin e cilësisë. Është i vetmi laborator i licencuar për këtë sëmundje,”.
Ndërkohë ish-minsitri i Shëndetësisë Leonard Solis, në një intervistë për Fax News me Artur Çanin u shpreh se në këtë pandemi nuk duhet të ketë xhëlozira të tilla, por duhet të masivizohet testimi ndaj COVID-19.
Solis theksoi se duhet të bëhen testime masive dhe të shfrytëzohen edhe spitalet private, ndërkohë që shtoi se në spitalet private duhet të testohet edhe personeli mjekësor sepse ato janë në shërbim të pacientëve.
“Janë katër spitale private, njëri nga këto spitale, spitali Amerikan e ka zbrazur dhe po i vë të gjitha në funksion të Shëndetësisë publike. Duke pasur katër spitale dhe një personel shumë të madh, testimi si fillim është për të mbrojtur pacientët dhe personelin. Janë spitale që nuk trajtojnë raste COVID. Por kemi shumë probleme të tjera në ditë, sëmundje të tjera. Vetëm për të mbrojtur pacientët apo personelin këto ekzaminime do të behën. Po i jepet edhe QSUT-së dhe detyrimisht duhet të jepet në disa qendra edhe në veri edhe në jug të vendit. Sipitali Amerikan pa dyshim e ka dhe duhet ta bëjë analizën.
Mund ta bësh analizën disa ditë më vonë, por duhet ta bësh kur duhet. E bën sh*rrën në Sarandë dhe ta bëjë analizën në Tiranë. Greqia e ka bërë tek privatët, e ka masivizuar që ta ‘shuajë zjarrin’ në kohë. Është praktikë botërore dhe duhet për të mbrojtur edhe personeli mjekësor. Të gjithë jemi në shërbim të njerzve dhe jemi të rrezikuar. Sepse jemi të detyruar që ti shërbejmë një të sëmuri. Po të kesh ato kritere është vonë dhe analiza duhet të bëhet shpejt, sepse është i rrezishëm më vonë. Duhen testime masive. Sëmundjet e tjera nuk e kanë marrë pushim! Jemi të gjithë në shërbim të pacientëve duhet të mos bëhet njeri xheloz.”- tha Solis.