E bllokuar prej ditësh nga reshjet e dëborës, hapet rruga në Qafë Thore

Pas një pune intensive që zgjati gjatë gjithë natës, është bërë e mundur hapja e rrugës në Qafë Thore.

Temperaturat e ulëta, që zbritën deri në -10°C, kanë ndihmuar në stabilizimin e dëborës, duke lehtësuar ndërhyrjen e mjeteve borëpastruese.

Autoritetet bëjnë me dije se tashmë është hapur qarkullimi nga Theth në drejtim të Bogë dhe ka nisur lëvizja e automjeteve në këtë segment malor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kontraktori i mirëmbajtjes po vijon punën në terren me mjete borëpastruese, duke kryer kriposjen dhe zgjerimin e pjesës kaluese, me synim garantimin e një qarkullimi sa më të sigurt për drejtuesit e mjeteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të jenë të pajisur me zinxhirë, për shkak të pranisë së akullit dhe temperaturave të ulëta në zonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?