E bujshme/ Blerja e votave në Vorë- Arrestohet komisioneri i PS dhe dy të tjerë (emrat)

Pas skandalit të denoncuar nga Stop, filmuar në Vorë, ku komisioneri i PS blinte votat ka reaguar policia duke arrestuar komisionerin dhe dy bashkëpunëtorët.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasit:
– Luan Imeraj, 37 vjeç, banues në Tiranë
– Luan Nela, 36 vjeç, banues Tiranë
– Arben Marku, 43 vjeç, banues Tiranë
Sipas policise, këta shtetas janë arrestuar pasi, nga pamjet filmike të shfaqura në emisionin investigativ “Stop”, në televizionin Klan, ku pasqyrohen veprimet korruptive të shtetasit Arben Marku i cili në këmbim të blerjes së votës jep një shumë monetare, janë kryer hetimet kryera Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit, është arritur të dokumentohet me prova ligjore se shtetasi Luan Nela, përfiton shumën e parave në këmbim të votës.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar gjithashtu se shtetasi Luan Nela ka pranuar të bëj regjistrimet audio dhe video në këmbim të një vendi pune të premtuar nga shtetasi Luan Imeraj i cili është edhe përkrahës i një subjekti politik”­njofton policia.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

Kujtojme se 3 dite me pare LSI e denoncoi publikisht kete fenomen qe po ndhte ne Vopre, cka solli reagime dhe kunderreagime te ish-ministrit te Brendshem Saimir Tahiri, i cili u vu ne fokusin e akuzes se LSI.

/BW

 

SHKARKO APP