E ç’na duhen zgjedhjet në PD në këto kohë “malarje’!
Rilindja i mori zgjedhjet, nuk i fitoi. Manipuloi dhe bleu si asnjëherë në këto 30 vite. Një makineri gjigande shtetrore në shërbim të qeverisë dhe PS-së, por asnjë ambasadë e huaj nuk e denoncon.
Personazhet e botës së krimit futën njerëzit e tyre në kandidim me PS dhe te aleatët e qeverisë. Blenë votat dhe mbajtën pushtetin.
Ndërkohë PD-ja heshti ose ishte e pazonja ti bënte ballë kësaj lukunie mafioze të Rilindjes.
Dhe ia morën pushtetin që e kishte ndër duar me LSI.
Tani në vend që të ngrinte popullin të rrinte te kutitë e të kërkojë rinumërimin e kutive apo të rivotohet në ato qarqe ku masakra është krejt e dukshme; ajo futet në fushatë për kreun e PD-së!
A thua se krejt qëllimi i demokratëve dhe opozitës mbetet se kush do jetë kryetari i PD?!
Ndërkohë Rilindja po bën namin tani duke “rinumëruar”, sepse PD-ja e la të qetë të vidhte, blinte dhe tani gjoja duke rinumëruar.
Në koalicione të fshehta i futën dhe një dënim ish-kryeministrit Berisha që asnjeri në PD të mos e ketë më mendjen te denoncimi i zgjedhjeve.
Ndaj Rama ndjehet i sigurtë, se ka edhe te vetët në PD!
KOHA JONË SONDAZH

