E çuditshme, një rrufe goditi Durrësin pak sekonda para tërmetit (Video)
Në rrjet po qarkullon një video, me pamje të pazakonta, e regjistruar në kohën kur ra tërmeti me pasoja tragjike i 26 nëntorit, që mori 51 jetë njerëzish, la qindra te plagosur dhe mijëra familje të pastreha.
Në videon e filmuar në Durrës nga një qytetar duket qartë një rrufe e fortë, si dhe zhurma e tokës në momentet që regjistroheshin lëvizjet sizmike të tërmetit në orën 03:54 të mëngjesit të 26 nëntorit.
Janë të shumtë ata persona që kanë konstatuar rrufenë dhe zhurmën e tokës që kanë shkaktuar këto lëkundje./Syri.net
Megjithatë, gjeologët kanë një shpjegim shkencor në lidhje me këto lloj vetëtimash, që njihen si “drita e tërmetit”. Përplasjet e rralla të dritës që ndonjëherë shihen rreth tërmeteve shkaktohen nga vetitë elektrike të disa shkëmbinjve me përbërje specifike.
Sipas shkencëtarëve këto fenomene nuk janë të pazakonta kur kemi të bëjmë me një tërmet me një mangnitudë të lartë si ai që goditi vendin tonë më 26 nëntor.