E dashura e të vrarit u përdor si karrem. Flinte me Billën dhe spiunonte kundër tij!
Është zbardhur plotësisht grupi që realizoi ekzekutimin mafioz ndaj Hekuran Billës. E përdorur si karrem, në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë e dashura e Billës, Adjola Lakra, me të cilin thuhet se kishte një lidhje 2-vjeçare. Arrestimi i 26-vjeçares pritet të hedh dritë mbi ekzekutimin, i cili mesa duket ka nisur të thurret që në vitin 2006 nga Viktor Marku, atëherë kur Hekuran Billa i vrau vëllanë, Prel Markun në Angli. Lakra ka pasur komunikimet e fundit me Billën.
Që ditën e ngjarjes vajza është shoqëruar në polici dhe ka dhënë shpjegime rreth lidhjes së tyre, ku ka pranuar afrimitetin që ka pasur me viktimën. Lënia e saj të lirë, ka bërë që policia ta mbajë në mbikëqyrje duke kryer përgjimin e saj. Vetëm pas 15 ditë ndjekje dhe verifikimin e kësaj shtetase, policia dhe prokuroria e Tiranës janë bindur se Adjola Lakra, e dashura e Hekuran Billës, ka bashkëpunuar me Viktor Markun dhe Sabastian Malin, për të ekzekutuar Billën.
“Me Sebastiano Malin ka, miqësi. Ai më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para”, mësohet të jetë shprehur ajo. Ajo ka pranuar krimin para hetuesve të çështjes, ndërsa theksoi se e kishte nxjerrë në pritë Hekuran Billën për para. Viktima kishte dalë nga burgu i Fushë-Krujës rreth një vit më parë, pasi gjyqtarja Enkelejda Hoxha i fali 5 vite burg. 26-vjeçarja pritet që në ditët në vijim të dalë para gjykatës së Tiranës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.