E dashura e Izet Haxhias emocionon me dedikimin: Të dua deri në pafundësi!
Pavarësisht se Izet Haxhia është dorëzuar në drejtësinë Shqiptare ku do të vuajë dënimin për vrasjen e Hajdarit, e dashura e tij nuk dorëzohet.
Profili i tij në Facebook, menaxhohet nga e dashura e tij, e cila poston shpesh dedikime emocionuese për dashurinë e tyre.
“Atje ku ti je, ku jam edhe une me ty…nuk ka shume ajer, mungon dielli, mungon liria.. mungon ndarja e qarte midis dites dhe nates, mungojne shume gjera…”- shkruan ajo në Facebook.
Postimi në Facebook:
Atje ku ti je, ku jam edhe une me ty…nuk ka shume ajer, mungon dielli, mungon liria.. mungon ndarja e qarte midis dites dhe nates, mungojne shume gjera..
Por,nuk ka hekura ne kete bote,as pranga, as burgje, as mure te larte, as kilometra, as ligje njerezish, qe te na zbehin driten e mrekullise qe Zoti na dhuroi me aq bujari, driten e Dashurise tone, kaq te bukur, kaq te forte, kaq te paster e kaq te zjarrte!
Gjithe diejt e universit nuk mund te bejne kaq shume drite sa kjo Dashuri!!Te dua deri sa kjo jete te zgjase, Izet Haxhia!
Dhe kur te mbaroje, do te filloj rishtazi te te dua ne eternitet!
Kjo eshte BESA ime!
KOHA JONË SONDAZH

