E denoncoi gruaja se e rrihte, 31-vjeçarit i gjejnë drogë në shtëpi

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi pas dhunës ndaj bashkëshortes, atij i janë gjetur një sasi droge.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Burizanë të Krujës. Policia njofton se u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet E. S.

Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa dhe pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar si kannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP