E dhunuar por gruaja bën kërkesën e çuditshme: Më lironi burrin nga burgu
Në dy muaj, në Shqipëri janë shënuar 543 episode mosmarrëveshjesh ku kryeson dhuna në familje, kanosjet dhe shkatërrimi i pronës. Kjo kurbë në rritje shpjegohet nga policia me stresin e lartë nga karantinimi. Prej tyre 312 personave u janë plotësuar në polici kërkesat për urdhër të menjëhershëm mbrojtjej , që më pas kanë vazhduar edhe në gjykatë me vendimet për mbrojtje.
Stela Mucaj, një grua e dhunuar prej vitesh të tëra e që nga pandemia e Covid-19 nuk ka mundësi të punojë si shitëse ambulante. Burri i saj gjendet në burg për dhunë në familje, ndërkohë që ajo, e vetme me pesë fëmijë gjendet në vështirësi familjare. Ndaj 36-vjeçarja i kërkoi gjykates që ai të lërë qelinë që t’u sigurojë ushqim fëmijëve.
Stela thotë se Flamur Avdillari e ka dhunuar prej vitesh dhe madje ka kryer edhe dy vite burgim. Vendimmarrja është në dorë të gjykatës aq më tepër kur kodi penal është ashpërsuar dhe parashikon sanksione të forta për burrat dhunues që rrahin partneret në prani të fëmijëve apo janë përsëritës, sikurse është Flamur Avdillari.