E diela e parë me makina, rrugët dhe liqeni plot në Tiranë
Të vetëdijshëm se tashmë është përgjegjësi e tyre kujdesi ndaj vetes por edhe ruajtja e të afërmve nga Covid-19, qytetarët shprehen se vijimi i bashkëpunimit njerëz-shëndetësi-qeveri do ta shpëtojë vendin nga një valë e dytë e pandemisë.
”Koronavirusi nuk është larguar, vazhdon, duhet të kemi kujdes, afrimitet nuk duhet të ketë, nuk duhet të këtë turma, e gjithë bota po vazhdon të ruhet ndaj këtij virusi, por ne nuk jemi shumë të kujdesshëm. Shteti duhet të jetë rregullator”,-shprehet një qytetar.
“Duhet të vazhdonte ekonomia, ne jemi shtet i varfër nuk kemi para që të mbajmë njerëz pa punë në shtëpi, prandaj shumë mirë që u lehtësuan masat. Shoh që të moshuarit janë më të ndërgjegjësuar, të rinjtë qëndrojnë nëpër lokale kokë më kokë e kanë harruar frikën. Njëkohësisht edhe politika po i bën një dëm të madh vendit. Janë majmur për vete e dalin nëpër mitingje, fol andej këtej i trullosën njerëzit, s’po i lënë të qetë, ata duhet të japin mesazhe paqe e qetësie”,-thotë një tjetër qytetar.
Nga dita e hënë do të hapen edhe kopshtet, çerdhet, palestrat, qendra e internetit, parqe e plazhet për hotelieret gjë që do të kërkojë më shumë vigjilencë nga qytetarët dhe autoritetet.