E diela me mot të paqëndrueshëm, ja si parashikohet të jetë dita
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe me alternime kthjellimesh, me këto të fundit më të theksuara në zonën e veriut. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët do të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në zonat e jugut dhe të qendrës.
Në jug, prej orëve të mesditës, në periudha afatshkurtra reshjet pritet të shfaqen në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut reshjet e shiut do të jenë të izoluara, kryesisht në formë pikash dhe në relievet e larta malore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.
KOHA JONË SONDAZH

