E diela në kryeqytetin bosh, ballkonet të vetmet hapësira për të kaluar kohën
E diela e gjeti Tiranën totalisht të boshatisur. Vetëm brenda disa lagjeve mund të shohësh ndonjë qytetar që ka dalë nga shtëpia me shpresën se mund të gjeje markete hapur. Ndërsa të tjerë qytetarë ose lëvizin për punë ose qëndrojnë ballkoneve.
Këtë të diel tregjet në kryeqytet kanë ulur qepenat.
Por të hënën pritet që ato të mbushen njësoj si të shtunën kur pati një grumbullim të madh qytetarësh.
Në ditën e 14 të shfaqjes së coronavirusit në Shqipëri rrugët janë bosh. Semaforët punojnë bosh, pasi nuk kanë qytetarë dhe makina që të orientojnë.
Në rrugë shihen vetëm ata që kanë një punë të detyrueshme për të kryer, duke treguar edhe bexhin si për tu shfajësuar.
Jo të gjithë i tremben këtij virusi vdekjeprurës, në njërin prej stolave këtë të dielë, dikush mes ëndrash po shijonte diellin pranveror.
Bashkë me qytetarët edhe kafshët I janë bindur urdhrit të të qëndruarit në shtëpi.