”E donin të ekz*kutuar me çdo kusht”, Artan Hoxha flet për vr*sjen e Gentian Bejtjas: Dinte të…
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga ekzekutimi i Gentian Bejtjas. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Bejtja ka punuar për llogari të disa organizatave, duke mbështetur aleancën ku bënte pjesë edhe Ervis Martinaj. Hoxha e përshkroi Gentian Bejtjan si një person mjaft të rrezikshëm, me aftësi për të përdorur snajper dhe armë të rënda dhe si i përfshirë në një numër shumë të madh ngjarjesh kriminale, deri edhe në atentate ndaj bosëve të krimit.
”Bejtja kishte aftësi të mëdha për të kryer akte kriminale. Dinte të përdorte snajper dhe anti-tank. E gjithë zona e quante problem sumë të madh. Ishte armik publik për atë zonë. Mendonin për sa kohë ishte gjallë, ishte kërcënim serioz. Nuk kishte shtab, organizatë, por ishte një qitës individualist, që bashkohej në varësi të aleancave që krijonte. Ishte rrezik serioz në zonën e Fushë Krujës. Kundërshtarët e tij donin ta ekzekutonin me cdo kusht.
Ky ka qenë me Vis Martinajn, jo kundërshtar i tij, ai ka kryer punë për aleancës ku ishte Martinaj. Në të kaluarën ka bashkëpunuar me grupin e Niklës, me Enver Stafukën. Në momentin kur ai u rrëmbye dhe u zhduk, ky ka qenë prezent. Kjo ngjarje I ka shërbyer për të kuptuar që kjo që i ndodhi Stafukës mund ti ndodhë edhe atij. Aty ndryshoi kursin dhe krijoi aleancën e re.
Mendoj se edhe kjo ngajrje do të mbetet pa autor, nuk u gjet kush rrëmbeu Stafukën dhe shumë ngjarje të tjera. Me këtë armiqësi dhe këto kundërshtarë, e kishte të pamundur. Sot jemi fiks në situatën e famshme të Marquez, kronikë e një vdekje të paralamëruar“, tha Hoxha.