Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

E droguan në hotel, 19-vjeçarja me origjinë shqiptare humb jetën në Greqi

Aktualitet E mërkurë, 15 Prill 2026 17:16
E droguan në hotel, 19-vjeçarja me origjinë shqiptare humb jetën në Greqi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një 19-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Kefaloni të Greqisë, pasi u la pa ndjenja në mes të sheshit nga tre persona që ishin me të. Ngjarja e rëndë ndodhi në Argostoli, ku e reja, të cilës mediat greke i referohen si Myrto, u gjet pa ndjenja në orët e para të mëngjesit dhe u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetojë. Sipas hetimeve, gjithçka nisi në një dhomë hoteli, ku 19-vjeçarja kishte shkuar rreth mesnatës me një 23-vjeçar. Më pas, në dhomë janë bashkuar edhe dy persona të tjerë, mes tyre një 26-vjeçar dhe një 22-vjeçar shqiptar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen ...

Para 8 orësh
MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Para 8 orësh
Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqi...

Para 8 orësh

Pamjet e kamerave të sigurisë i kanë zbuluar. Një prej tyre, sportist i peshave të rënda, shihet duke e mbajtur 19-vjeçaren në krahë, ndërsa dy të tjerët e shoqërojnë. Ata e lënë Myrto-n në gjendje të rëndë pranë sheshit dhe largohen. Sipas të dhënave, vajza ka qëndruar për një kohë të gjatë në rrugë pa ndihmë, çka dyshohet se i ka kushtuar jetën. Vetëm më vonë është njoftuar ambulanca, e cila e ka gjetur pa ndjenja dhe e ka dërguar në spital, ku mjekët luftuan për rreth një orë për ta rikthyer në jetë, por pa sukses. Ekspertiza paraprake tregon se shkaku i vdekjes është arrest kardiak, ndërsa priten analizat toksikologjike për të konfirmuar përdorimin e drogës. Pasi e braktisën në rrugë, tre të rinjtë janë kthyer në hotel dhe kanë pastruar dhomën, ndërsa kanë marrë edhe telefonin e vajzës, në përpjekje për të zhdukur gjurmët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ata janë identifikuar nga policia përmes kamerave dhe tashmë akuzohen për vrasje nga pakujdesia. Të tre djemtë pritet të dalin para gjykatës të premten në orën 10:00, ku do të japin shpjegime për ngjarjen dhe do të përballen me akuzat e reja. Ndërkohë, familja e 19-vjeçares, me origjinë nga Shqipëria, është në gjendje shoku dhe kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes. Babai i saj ka deklaruar se vajza nuk kishte lidhje me drogën dhe dyshon se mund të jetë ndikuar nga personat që ishin me të.

“Fëmija im nuk ishte i tillë, mund ta kenë ndikuar, mund t’i kenë hedhur diçka, ta kenë bërë të varur prej tyre. Fëmijën tim, nga ora 3 deri në 5, e kishin hedhur në trotuar dhe po jepte shpirt, as qenit nuk i bëhet kështu. Nuk ekzistoj më, mbarova. Një fjalë vetëm: nuk ekzistoj. M’u shemb toka nën këmbë, humba qiellin me yjet mbi kokë. Nuk ekzistoj. Do më shihni pas disa ditësh që s’do ekzistoj më. Vajza ime e vogël, ky filiz, ky engjëll. Fëmija im ishte i pastër, nuk kishte lidhje me drogë dhe me pije. Shkollë dhe shtëpi, ndonjëherë dilte për kafe me shoqet. Gjëra normale. Unë besoj se e mashtruan me qëllim, e morën, i hodhën diçka në pije dhe i ndodhi ajo që i ndodhi. Ishte e hedhur në rrugë. Nga sa tregojnë kamerat dhe nga sa dëgjoj, e morën tre persona, njëri e mbante në krahë, të tjerët e hodhën dhe u larguan” u shpreh babai për mediat greke.“Unë e njihja atë djalin dhe i kisha thënë vajzës ‘nuk më pëlqen’. Ajo më tha ‘aman mami, çdo gjë të duket gabim’. I thashë ‘nuk dua të të prish qejfin’. Më tha ‘lëre mami, gjithçka e sheh gabim” është shprehur e ëma.  Ndërkohë, trupi i 19-vjeçares Myrto është dërguar në Patra për kryerjen e autopsisë, e cila pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në Greqi, ndërsa mediat vendase bëjnë një pyetje: nëse Myrto do të ishte dërguar në kohë në spital, a do të ishte sot gjallë? /Report TV/

Etiketat e lidhura

19-vjeçGreqishqiptare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 8 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 8 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 8 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 8 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 8 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 8 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 10 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 9 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.