E enjtja fillon me shi e shtërngata shiu

Nesër pritet që moti të ndryshojë në mënyrë drastike në të gjithë territorin e Shqipërisë.

E enjta do të shënojë rikthimin e reshjeve të shiut ndërsa në disa zona reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

IGJEUM parashikon që në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive të shoqëruara me shtrëngata.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në mbrëmjen e datës 3 tetor 2019 dhe pjesa e parë e ditës në vazhdim 4 tetor 2019, mund të shfaqen përmbytje të vogla lokale me afat të shkurtër.”-njofton igjeum.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në zonat urbane problemet nga përmbytjet janë të varura nga gjendja e kanalizimeve.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

-në bregdet: 17 / 25 °C

-në vendet e ulëta: 15 / 27 °C

-në vendet malore: 10 / 21 °C.

Ndërsa era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet dhe zonat malore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?