E filmon nudo dhe i vë gjobë komshies, pranga 22-vjeçarit në Elbasan

Një djalë i ri nga Elbasani kanosi një grua për publikimin e një video intime. Marjo Bici, 22 vjeç u arrestua ditën e djeshme pasi ka kanosur 48 vjeçaren M.B., banuese në Elbasan, duke i kërkuar 500 euro për të mos publikuar një video intime të saj.

Nga hetimet e policisë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pamjet filmike të bëra ndaj shtetases M.B., një aparat celular tip Nokia dhe 500 euro.

Gruaja banonte në një shtëpi përdhese dhe i riu e ka filmuar nga dritarja gjatë kohës që ajo vishej dhe zhvishej.

Duke pasur pamjet e saj në momente intime e ka kërcënuar se në rast se nuk i jepte 500 euro do publikonte videon e saj.

Në këto kushte gruaja është paraqitur në polici ku ka bërë denoncimin ndaj Marjo Bicit.

Efektivët e policisë në bashkëpunim me 48 vjeçaren, i kanë ngritur kurth Bicit.

Ata i kanë dhënë 500 euro gruas, e kanë udhëzuar që të flasë me 22- vjeçarin dhe të lërë vendin e takimit për t’i dhënë paratë.

Në momentin gjatë kohës që i riu po merrte lekët ku do bënte dhe dorëzimin e videos, kanë ndërhyrë efektivët e policisë dhe kanë bërë arrestimin e tij në flagrancë.

I riu nga Elbasani ishte komshiu i saj, dhe e ka filmuar gruan nga dritarja gjatë kohës që ajo zhvishej në banesë, por plani i tij i kurdisur për të fituar para dështoi pa sukses.

SHKARKO APP