E frikshme çfarë ndodh në Shqipëri/ Pedagogu: Daja përdhunoi mbesën, ajo nuk e kuptoi që ishte shtatzënë
Tema e abuzimit seksual është rikthyer në vend, pas rasteve të bujshme të ngacmimeve ndaj të miturve nga persona në moshë. Pedagogu Rezart Prifti ka rrëfyer detaje nga një histori tronditëse në një nga rrethinat e Lezhës, ku daja kishte përdhunuar mbesën e tij. Në emisionin “Shqipëria Live” në To Channel, ai tha se vajza nuk e kuptonte se ishte 6 muajshe shtatzënë.
“Ne nuk do të diskutonim këto muhabete sot në 2021 se nuk vjen ngacmimi nga se si vishesh ti. Nuk ngacmohen femrat në Shqipëri se vetëm këtu diskutohen këto histori se vishen si zhaba, por arsyeja e ngacmimit dhe abuzimit, dje po intervistoja një vajzë 24 vjeçe dhe më ngeli gozhdë në shpirt kur tha “Nuk është e lehtë të jesh femër’”’.
Po ashtu ai tregoi edhe për abuzimin seksual që daja ka bërë me mbesën. ”Para disa kohësh, punoja në një fondacion të huaj dhe targetonim këto lloj njerëzish dhe në rrethinat e Lezhës, ajo goca ishte aq injorante sa nuk e dinte që e kishte lënë daja shtatzënë. Ishte 6 muajshe dhe nuk e kuptonte. Pra është çështje edukimi”.