E frikshme, gjendet koka e një njeriu në Vlorë
Aktualitet E Martë, 11 Maj 2021 12:23
Një bari i zonës ka gjetur në afërsi të Karbunarës ka gjetur një kokë njeriu, të shkëputur nga trupi.
Ai ka njoftuar me urgjencë policinë, e cila ka konstatuar se koka e ndarë nga trupi kishte një vrimë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur kërkimet për trupin e viktimës, raporton “News 24”.
Nuk ka ende të dhëna të tjera lidhur me ngjarjen, ndërkohë që po vijojnë hetimet

