E frikshme/Në telefonin e rojes pedofil, zbulohen 19 video me abuzim seksual
Thellohet skandali i abuzimit seksual me 15-vjeçaren në Babrru të Tiranës, ku për momentin janë arrestuar 4 persona, mes tyre dhe ish-roja i gjimnazit. Vajza e mitur është abuzuar seksualisht mbi 15 herë nga Abaz Doku, ndërkohë një fakt i ri ka dalë gjatë hetimeve, ku në telefonin e Abazit prokuroria ka gjetur plot 19 video erotike, ku duket vajza teksa abuzohet seksualisht nga Abaz Doku, dhe tre personat e tjerë K.P, R.O dhe F.B. Sipas dosjes së prokurorisë dy nga materialet filmike i janë shitur Abaz Dokut në vlerën 2 mijë lekë të vjetra, nga dy djemtë R.O dhe K.P, të cilët kishin abuzuar së bashku me vajzën e mitur dhe aktin abuzues e kishin filmuar. Këto video kanë rënë në dorë të Abaz Dokut, i cili më pas ka filluar presionet.