E frikshme në Tiranë. I riu grushton vajzat që ecin vetëm në rrugë, i pikas natën (VIDEO)

Në një kohë që vëmendjen e kanë marrë afganët, një denoncon i frikshëm që kërkon menjëherë marrjen e masave është bërë në rrjete sociale nga një vajzë e re. Një djalë i ri në Tiranë është kthyer në një rrezik për vajzat që lëvizin natën dhe vetëm në rrugët e kryeqytetit. Në videon e mëposhtme, do të shihni pasojat e një grushti në fytyrën e një vajze të re, e cila po shkonte në shtëpi sapo kishte mbyllur punën, por u përball me keqbërësin.

Për ”JOQ”, ajo thotë se djali e ka grushtuar dhe është larguar pa i thënë asgjë tjetër, duke e lënë të gjakosur në rrugë. Ajo tregon se ky rast është përsëritur edhe me vajza të tjera dhe kërkon që ky person të indentifikohet për të shmangur sulme të tilla.

“Nuk e pash djalin kur po vinte sepse isha ne cel dhe me ka goditur e ka ikur direkt as nuk foli as nuk beri reagim tjeter pervec grushtit. E theksoj qe nuk kam probleme me njeri sa kisha mbaruar punen dhe po shkoja ne shtepi. Me kan then qe ky rast eshte perseritur dhe her tjeter por vetem me goca. Po ju dergoj videot dhe kush ka mundesi ta indetifikoj qe ta gjejm bashk dhe mos te kemi frik te ecim vetem ne rruget e Tiranes. Faleminderit dhe e vlersoj nese mundoheni ta gjejm dhe jo te paragjykoni rastin”,-shkruhet në denoncim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

SHKARKO APP