E ftuar nga presidenti kroat, Osmani arrin në Sinj me helikopterin “Black Hawk”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur në Sinj të Kroacisë me helikopterin “Black Hawk”, ku do të marrë pjesë në manifestimin tradicional Alka e Sinjit, i cili organizohet nën patronazhin e Presidentit kroat.
Osmani më pastaj ka shëtitur në Sinj në shoqërinë e presidentit kroat Zoran Milanoviq.
“Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani vjen në Alka e Sinjit me ftesë të presidentit Milanoviq, nën patronazhin e të cilit, si edhe vitet e kaluara, mbahet ky manifestim. Ardhja e Osmanit në Sinj është dakorduar më herët me kryesinë e Kalorësisës së Shoqërisë së Alkarve, e cila vitet e fundit është përpjekur të ndërkombëtarizojë këtë ngjarje tradicionale kalorësiake në Sinj dhe do ta promovojë jashtë kufijve të Kroacisë”, njoftoi më herët zyra e presidentit, transmeton Index.hr.


“Gjatë qëndrimit në Sinj, presidenti Milanoviq dhe presidenti Osmani do të vizitojnë ekspozitën “Vanja Radaush dhe Stipe Sikirica – dialog mes mësuesve dhe nxënësve” nën drejtimin profesional të kuratores së ekspozitës Ana Zhanko dhe drejtoreshës së Galerisë Sikirica Dragana Modriq. Me këtë rast ata do të vizitojnë edhe Muzeun e Alka e Sinjit nën udhëheqjen e ekspertit të menaxherit dhe kuratorit Boris Filipoviq Grçiq”, njoftoi në atë kohë Zyra e Presidentit, përcjell Telegrafi.

Në manifestimin Alka e Sinjit presidentja Osmani po qëndron bashkë me bashkëshortin e saj Prindon Sadriu. /Telegrafi/

SHKARKO APP