E FUNDIT/ Aksident i rëndë në Pogradec, 6 të plagosur
Aktualitet E Martë, 28 Shtator 2021 09:27
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit. Nga informacionet dyshohet se janë lënduar 6 persona si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.
Aksidenti mendohet se ka ndodhur për shkak të motit të keq dhe reshjeve të shiut.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

