E FUNDIT/ Stuhi rrufesh në Shkodër, plagosen 3 qytetarë
Aktualitet E Mërkurë, 18 Gusht 2021 06:08
“Kthesa” e madhe e motit ka sjellë jo vetë ulje temperaturash, por edhe reshje shiu dhe rrufe.
Shkodra është prekur nga ky ndryshim i motit, duke sjellë edhe të plagosur. Burime nga mediat lokale bëjnë me dije se rrufeja ka plagosur 3 persona në Shkodër. Mësohet se të tre të plagosurit janë pjesëtarë të një familjeje.
Në vendngjarje janë nisur dy autoambulanca, ndërsa nuk dihet gjendja e të plagosurve.
KOHA JONË SONDAZH

