E gënjeu me ëmbëlsira e kumbulla/ Abuzoi me 5-vjeçaren, burg për 48-vjeçarin në Berat

Me 6 vite e 8 muaj burg është dënuar  48-vjeçari Sokol Kapinova për ngacmimin seksual të të miturës 5 vjeçare, ngjarje e shënuar qershorin e vitit të kaluar (2020) në Berat

Vendimi u dha këtë të martë, (2 shkurt 2021) në Gjykatën e Beratit në përfundim të shqyrtimit të çështjes penale ku ai u shpall fajtorë për veprën penalë të marrëdhenies seksuale me të mitur,e mbetur në tentativë.

48 vjecarin i cili gjatë procesit nuk e ka pranuar akuzën ndaj edhe nuk ka shfaqur pendesë.

Por Prokurori Dritan Gripshi që kërkoi 9 vite burg, paraqiti në gjyq prova shkencore dhe dëshmi për tentativën e abuzimit.

Sipas hetimit dhe dëshmive të familjarëve, Sokol Kapinova e kishte gënjyer 5 vjecaren dhe motrën e saj dy vite më të madhe, me ëmbëlsira e kumbulla duke i futur në banesë.

Aty e ngacmoi seksualisht, por kur e mitura filloi të qajë ai i la të dalin jashtë,pa menduar se motrat do t’u tregonin prindërve atë çfarë kishte ndodhur në banesën e tij.

48 vjecari Sokol Kapinova jetonte i vetëm në lagjen Barrikadë në Berat banorët e lagjes e njihnin atë si një person të alkoolizuar dhe që në vazhdimësi luante me fëmijët, që nuk ishin ankuar më herët për sjelljet e tij!

Përgjatë vitit 2020 në Shqipëri u shënuan disa raste tronditesë të ngacmimit seksual dhe abuzimit me të mitur.

Trupi i gjykues përbëhej nga gjyqatrët: Durim Hasa, Matilda Llangozi dhe kryesuesja Entela Gjoni.

SHKARKO APP