E gjithë policia e Gjirokastrës zbarkon në Lazarat

E gjithë policia e Gjirokastrës ka zbarkuar në Lazarat në orët e vona të natës së mbrëmshme duke u gdhire dita e sotme (22 dhjetor).

Shkak është bëre një telefonatë anonime në sallën operative të Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës për një konflikt të armatosur mes dy grupeve rivale në këtë fshat shoqeruar me pasoja, informon gazetarja e Ora News në Gjirokastër, Entiola Budo

Veç prezencës së madhe të policisë në Lazarat u ngritën edhe 2 postblloqe në fund të fshatit afër rrugës nacionale Gjirokastër-Kakavijë. Pas shumë kërkimesh në terren rezultoi se alarmi ishte fals nga telefonata e ardhur nga Lazarati. .

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?