E gjithë shqiptaria në Vlorë për të kremtuar 112-vjetorin e Pavarësisë, Ditën e Flamurit
Aktualitet Politikë E Enjte, 28 Nëntor 2024 10:58
Albert Vataj
Kartolina emë e bukur e kësaj dite festive është ajo e shqiptarëve që kanë ardhur në Vlorë për të kremtuar 112-vjetorin e Mëvetësisë së Shqipërisë. Fëmijët, ata lulja më e bukur e kësaj buçete i dhanë ngjyra dhe jetë festës. Të satolisur me kostumet kombëtare shqiptare, me plis e me xhamadan, me tirq e Xhubletë, me zemrën zjarr e flamur gjak, ata ju bënë shqiponjë e këtij fluturimi festiv, sot në qytetin e Flamurit, në Vlorën e Pavarësisë, në vlorën e Ismail Qemalit.