E hëna nis me shtërngata shiu

Ndërsa temperaturat sot arrijnë deri ne 37 gradë duke bërë që shumica e shqiptarëve t’i drejtohen plazheve, nesër priten reshje shiu në të gjithë vendin.

Sipas IGJEUM, të hënën, më 23 korrik, priten të fillojnë reshje gjatë orëve të paradites në të gjithë vendin. Në pjesën më të madhe të vendit ato do të jenë mesatare dhe lokalisht deri intensive. Reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre.

Të hënën, dt.23, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 21 / 32 °C, në vendet e ulëta: 20 / 31 °C, në vendet malore: 15 / 28°C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot pasdite dhe nesër, era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e mesditës

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?