E hëna rikthen trafikun në Tiranë

Kjo e hënë ndryshe nga ditët e tjera ka nisur me trafik të rënduar për kryeqytetin. Kjo ishte situata në segmentin e Unazës gjatë paradites së sotme.

Nga sot, harta e zonave të gjelbra zgjerohet me  18 bashki të tjera, të cilat  konsiderohen më risk të ulët për përhapjen e infeksionit.

Do të përfshihen si zona të gjelbërta bashkitë: Tropojë, Rrogozhinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë, Vlorë dhe Selenicë.

Ndërkohë personat që do të riatdhesohen dhe që janë me banim ne zonat e kuqe do të vetekarantinohen në banesën e tyre, por me kushte strikte dhe nën monitorim të rreptë.

Ndërkohë që të riatdhesuarit që banojnë në zonat jeshile do të vijojnë karantinën në strukturat akomoduese të percaktuara për 14 ditë.

Nga ana tjetër do të lejohet shërbimi taksi nga sot lejohet në të gjithë territorin, duke zbatuar protokollin e sigurisë me deri në dy pasagjerë, anetarë të të njëjtës familje për udhëtimet ndërqytetase.

SHKARKO APP