“E hodhën nga kati i lartë në gusht”/ Avokati denoncon masakrimin e 22-vjeçares keniane të shtruar te Trauma: Policia dhe portalet fshehën lajmin, u paguan nga “bosi” i kazinosë
Më 14 gusht një shtetase nga Kenia bëri denoncim për humbjen e kontakteve me shoqen e saj, shtetasen J. A., 22 vjeçe, nga Kenia, banuese në një shtëpi me qira, në rrugën “Pandeli Evangjeli”, e cila më pas u gjet pa ndjenja, në afërsi të banesës së saj. Në lidhje me këtë rast Komisariati i Policisë Nr. 1 sqaroi sot se ka vlerësuar denoncimin e bërë dhe ka reaguar në kohë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore për këtë rast janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Gjithashtu, policia sqaroi se strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore të deleguara nga prokuroria, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.
Joy nga Kenia është dhunuar pasi po kthehej nga puna në një kazino të Tiranës. Prej tre muajsh ndodhet në reanimacion në Spitalin e Traumës, ka fraktura të rënda në të gjithë trupin dhe dëmtim të trurit.
Sipas avokatit Idajet Beqiri, ky krim makabër kundër jetës së një vajze të re keniane u mbajt i fshehur nga policia e shtetit shqiptar si dhe nga disa media.
“Një grua e re keniane po lufton për jetën në një spital të Tiranës, pasi e hodhën në mënyrë misterioze nga një kati i lartë i një apartamenti.
Joy, një vajzë 22-vjeçare nga Kenia, u rekrutua për të punuar në një Kazino, me qendër në Tiranë. Më 13 gusht 2022 ajo u zhduk midis orës 3:25 dhe 07.00 të mëngjesit. Ajo u gjend poshtë dritares së dhomës një ditë më vonë.
“Mjekët thanë se ajo kishte tre brinjë të thyera, të dyja kockat e legenit të thyer.. komatozë për shkak të mungesës së oksigjenit, lëndime në dorë, shpinë, stomak…”
Nëna e saj Ruth që ka ardhur me urgjencë nga Kenia thotë se nuk e di çfarë ka ndodhur me të bijën e saj, por momentalisht Joy është në koma dhe ushqehet përmes një tubi.
“Ajo ka nevojë për t’u çuar në një qendër rehabilitimi neurologjike për trauma, në një Fizioterapi Private, të cilën ne do e paguajmë përmes mbledhjes së fondeve. Kjo nuk është e disponueshme në Shqipëri, ndaj duhet të gjejmë një spital tjetër”, thot Ruth.
Nëna e saj fluturoi nga Kenia menjëherë pasi vajza e saj u shtrua në spital. Ajo jeton në Spitalin e Traumës për t’u kujdesur për vajzën, duke përfshirë ushqimin e saj, ndryshimin e saj dhe dhënien e ilaçeve, disa prej të cilave duhet t’i blejë vetë.
Policia e shtetit, duke e ditur që pas këtij krimi qëndrojnë “bosët” e Kazinosë, të ndihmuara nga ndonjë portal dhe media e blera, jo vetëm që e mbajnë të fshehtë dhe pa veprime korrekte ligjore këtë ngjarje, por ka rrezik jete, jo vetëm Joy 21-vjeçare, por edhe vet nëna e saj Ruth.
“Unë kam bërë një rrugë të gjatë, më thanë se do të vdiste dhe se nuk do të largohej kurrë nga oksigjeni, por unë kam shpresë për të. Unë dua ndihmë t’a çoj Joy në një spital në Europë ose në Kenia ku mund të marrë ndihmën që i nevojitet. Ne kemi nevojë për ndihmë për ta bërë këtë,” tha ajo për një masmedia”-shkruan avokat Idajet Beqiri/TPZ.al/
KOHA JONË SONDAZH

