”E kam takuar”, Shkëlzen Berisha flet për gjendjen e babait të tij: Është shumë mirë, i fortë

Djali i Sali Berishës ishte në protestën që u thirr nga babai i tij para Kryeministrisë. Shkëlzen Berisha u pyet nga gazetarët sesi erdhi në këtë protestë, ku u shpreh se protestoi si demokrat, dhe për të gjitha padrejtësistë po ju bëhen shqiptarëve. ”Është shumë mirë, është i fortë”,-tha për Sali Berishën, kur u pyet, si edhe tregoi që e ka takuar këto muaj që kur nisi të jetë në ”arrest shtëpie”.

“Jam këtu si demokrat për të gjitha padrejtësitë. Unë jam si qytetar për të mbështetur protestën. E kemi takuar doktorin. Është shumë mirë, është i fortë, me moral shumë të lartë. E mban drejtësia e kapur nga politika. Si mund të kesh besim në një drejtësi që mban të burgosur liderin e opozitës, pa asnjë akuzë”,-tha për ”A2cnn”.

I pyetur nëse njëlloj si motra e tij Argita ka ambicie që të jetë më aktiv politikisht në PD, Berisha la të kuptohet se partinë e drejtuar nga babai, do të vijojë ta mbështesë si qytetar. Shkëlezen Berisha akuzoi po ashtu drejtësinë që, sipas tij, është e kapur nga politika.

Ish-deputeti i PD, Roland Bejko tha se pa djalin e Berishës, Shkëlzenin që shoqërohej me 5 bodyguard. Bejko tha se bëjnë karshillëk, ndërsa tha se nuk e kupton se për çfarë duhen 5 bodyguard, pasi ai është djali i sh-kryeministrit dhe nuk ka mbajtur ndonjëherë ndonjë post publik.

SHKARKO APP