”E kapa prej xhupi dhe…”, Dejvi Lala tregon si ndodhi sherri që çoi në vrasjen e bashkëmoshararit të tij

Gjykata e Durrësit vendosi dje masën “Arrest me Burg” për Dejvi Lala 17 vjeç.

Masa e sigurimit në ngarkim të Dejvi Lala është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak se i arrestuari është i mitur.

Para trupit gjykues ai ka treguar se mbante prej një muaj një thikë me vete. Po ashtu Dejvi Lala ka treguar se me Anxhelon nuk kanë pasur njohje të mëparshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

17-vjeçari ka treguar po ashtu se thikën e mbante me vete pa asnjë qëllim, dhe se goditjen e ka bërë për vetëmbrotje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Viktimën nuk e kam njohur më parë nga afër. Isha duke ikur për shpi dhe Anxhelo me një grup çunash ishin duke më qeshur pas shpine. E pyeta dy herë se pse po më sheh, e kapa prej xhupi dhe aty nisi konflikti, më pas nuk mbaj mend gjë. Nuk mbaj mend më asgjë se sa herë e kam goditur dhe çfarë ka ndodhur”, është shprehur Lalla në Gjykatën e Durrësit.

Para një viti Lalës i ka vdekur i vëllai dhe kjo ka bërë që ai prej kohësh të ketë pësuar një tronditje psikologjike. Sipas të afërmve ai ka pasur shenja tërheqjeje nga rrethi shoqëror.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?