FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“E kemi me audio dhe video” Goxhaj zbulon nga kush u sulmua në Sheshin “Skëndërbej”: Ishin veshur me uniforma…

Avokati Altin Goxhaj gjatë një interviste për Fax News foli në lidhje me protestën që u zhvillua të shtunën në sheshin “Skënderbej”, e cila përfundoi me dhunë, ku avokati u shoqërua në komisariat.

Goxhaj theksoi se dhuna e përdorur dje është bërë nga miltinatë socialistë të cilët kanë qenë të veshur me uniforma policie dhe nuk kanë asnjë numër identifikimi.

“Nuk na kanë marrë policë, dje na kanë marrë banditë. Policët e dhunshëm që kanë rrëmbyer qytetarët janë jo policë, janë njerëz pa numra. Janë aktivistë socialistë të rekrutuar në kohën e instalimit të diktaturës. Këto kanë rekrutuar militante dhe i veshin me uniforma policie dhe i degdisin rrugëve si qen sulmi. Është diktatura dixhitale që po eksperimentohet nga klasa politike shqiptare është një diktaturë e re.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dje ne kemi pare qen sulmi të veshur si policë, po nuk janë policë që do të thotë nuk kanë numrin. Ne kemi videon ku pranojnë që nuk janë policë janë militantët të partisë që i përdorin për të sulmuar policinë. Më lart janë justifikuesit e tyre siç janë gazetarët si Dritan Hila apo Mira Kazhani. Këto janë pjesa e nomenklaturës dhe në krye është oligarkia. Këto që bëjnë censurën. Dolëm dje për ti thënë stop rrënimit, po e rrënojnë ekonominë totalisht. Këta e kanë kthyer Shqipërinë në një diktaturë dhe po na sundojnë”, u shpreh avokati Altin Goxhaj

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?