E kishte kthyer lokalin në “sallë Pokeri”, prangoset i riu në Dimal
Një 31-vjeçar është vënë në pranga në Berat pasi dyshohet se e përdorte lokalin për lojën Poker.
Operacioni policior i koduar “Lojtari” çoi në pranga shtetasin M.B. 31 vjeç banues ne fshtatin Kutalli, Dimal pasi dyshohet se në lokalin që administronte e kishte vënë në dispozicion të lojërave të fatit të kundraligjshme.
Siç njoftojnë blutë e Beratit gjatë ndërhyrjes u sekuestruan sendet që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
“31- vjeçari kishte përshtatur lokalin që administronte, për organizimin e kundërligjshëm të lojës Poker. Nga ky ambient, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, çipsa dhe letra bixhozi që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.
KOHA JONË SONDAZH

