E lanë ndezur, shpërthen bombula e gazit në Tiranë, zjarri përfshin banesën private

Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë private në Tiranë. Policia njofton se ajo është lënë e ndezur dhe më pas ka shpërthyer.

Zjarri ka përfshirë banesën e  E.K, por raportohet vetëm për dëme të vogla.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.06.2021, rreth orës 18:10, në rrugën ”Niko Avrami”, si pasojë e lënies së bombulës së gazit ndezur ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit E. K., ku ka dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP