E lë e dashura për italianin, shqiptari e bën për spital me shufër hekuri
Një 28-vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar pasi ka kërcënuar dhe përndjekur ish-të dashurën e tij.
Sipas mediave italiane prej kohësh shqiptari ndiqte ish-parnteren, e cila tashmë kishte krijuar një lidhje të re me një italian.
Shqiptari jo vetëm që nuk ka pranuar lidhjen, por edhe ka dhunuar bashkë me një shokun e tij, të dashurin e ri të saj.
Mësohet se dy shqiptarët i kishin zënë pritë 43-vjeçarit italian dhe kishin nisur ta godisnin me një shufër hekuri.
Ndërkohë, pasi u identifikuan dhe arrestuan autorët, në mjetin e 28-vjeçarit u gjet edhe hekuri që përdorej për heqjen e bulonave tek kamionët.
Sakaq, policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

