E lënë të gjakosur te dera e spitalit në Spanjë, vdes shqiptari 33 vjeçar
Një shqiptar 33-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka ndërruar jetë, pasi u la i braktisur te dera e spitalit në Spanjë, teksa ishte i gjakosur e me plagë në shpatull dhe bark.
Mediat vendase raportojnë se mjekët e çuan menjëherë për mjekim, por plagët ishin të rënda dhe ai ndërroi jetë.
Policia thotë se e ka bërë identifikimin e viktimës, por nuk e ka dhënë për mediat emrin e tij. Ndërkohë që po hapen kamerat e sigurisë për të parë lëvizjet e bëra në pjesën hyrëse të spitalit, aty ku u la i plagosur i riu shqiptar, per te mundesuar keshtu edhe identifikimin e personave qe e lane aty.
Hetimet po bëhen në disa pista, pa përjashtuar hetimet për konflikte në trafikun e drogës.