E-maili tronditës i Wikileaks: Vatikani e di që ka alienë…

Jashtëtokësorët duan të ndihmojnë njerëzimin, por kanë frikë tendencat e dhunshme të njerëzve, – mësohet nga disa email-e të menaxherit të fushatës së Hillary Clinton të publikuara nga WikiLeaks.

“Gara hapësinore po nxehet (…) pa dyshim që jemi më afër se kurrë një lufte hapësinore. Pjesa më e madhe e satelitëve që rrotullohen rreth Tokës i përkasin SHBA-së, Kinës dhe Rusisë dhe testet e fundit të armëve anti-satelitore nuk e lehtësojnë faktorin frikë”, shkroi në vitin 2015 astronauti i ndjerë amerikan Edgar Mitchell në një e-mail drejtuar shefit të fushatës së demokratëve, John Podesta.

Sipas Mitchell, “inteligjenca jashtëtokësore jo e dhunshme që vjen nga një univers i afërt po përpiqet të ndajë energji nga pika zero me planetin tonë, por nuk do të tolerojë asnjë formë dhune ushtarake në tokë apo në hapësirë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish astronauti i NASA-s gjithashtu shprehet se Vatikani është në dijeni të ekzistencës së inteligjencës jashtëtokësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në emaile ai i kërkonte stafit të kandidatit demokrat një takim për të diskutuar mbi zbulimin e kësaj çështjeje.

Nuk duket rastësi që në fillim të këtij vitit menaxheri i fushatës së tanishme të kandidates demokrate e bindi Hillari Klintonin që të deklasifikonte arkivat mbi UFO-t, nëse fiton presidencialet e SHBA-së.

Dita

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?