E majta feston fitoren në Dibër dhe Divjakë, e djathta në Lezhë

Me një diferencë prej 48.5%  kandidati i majtë Shukri Xhelili ka arritur të marrë mandatin për kryebashkiak Në Dibër. Kundërshtari i tij i djathtë Ilir Krosi ka marë 47.4% të votave , ndërsa kandidati i PBDNJ ka marrë 1.8% dhe kandidati i pavarur Ilir Bulku 2.3% të votave.

Ndërsa në Lezhë Fran Frrokaj është Kryebashkiaku i ri i qytetit. Me një diferencë prej 4600 votash ndaj kundërshtarit të djathtë Viktor Tushaj.  Frrokaj menjëherë pas përfundimit të procesit të numërimit ka falenderuar qytetarët lezhjanë duke u premtuar se do të ktheje në vepra premtimet e dhëna në fushatë.

Ndërsa në Divjakë me 54.8% të votave kandidati i majtë  Fredi Kokoneshi ka rezultuar fitues kundrejt kandidatit të djathtë Irakli Gorreja i cili ka marrë 45.2%. Pasi kryebashkiaku i ri falenderoi qyetetarët për votën e dhenë në 21 qershor ishte deputeti Erjon Brace sipas së cilit puna e vërtetë nis tani.

Festime për fitoren e kandidatëve ka pasur në të gjithë vendin.

SHKARKO APP