E mbajti të fshehtë! Kush e shoqëroi Ramën në Katar?

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një vizitë një ditore në Katar. Rama u takua me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani.

Nga videot e publikuara dje nga kryeministri u pa se kreu i qeverisë shoqërohej edhe nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku.

Mirëpo, ministrja nuk ishte e vetmja që shpëroi Ramën në Katar. Bashkë me kryeministrin duket se ka qenë edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndonëse në filmimet e kryeministrit Dako nuk u shfaq në asnjë vend, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto, ku shfaqet kryebashkiaku i Durrësit si pjesë e delegacionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk dihet se përse kryeministri Rama ka zgjedhur ta marrë me vete Dakon, në një kohë që ende nuk ka konfirmuar rikandidimin e tij për një mandat tjetër në bashkinë e Durrësit.

Kujtojmë se Dako është një nga eksponentët e PS më të sulmuar nga opozita, pasi janë publikuar përgjimet për shit-blerje votash.

Dako është pjesë e dosjes të ashtuquajtur 339.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?