E mbijetuara e atentatit në Tiranë: Ende s’e besoj që jam gjallë

Ajo është një nga të mbijetuarat në atentatin e mbrëmjes së të enjtes, ku gjetën vdekjen Aurora Oksian dhe Klevis Rugova.

Bëhet fjalë për Eda Gjurën, e cila edhe pse është plagosur, është jashtë rrezikut për jetën.

Ajo ka treguar për policinë tmerrin e përjetuar.

Gjura thotë se me Aurorën ka qenë si motër dhe se bashkë punonin në një call center.

“Atë natë jemi takuar të 4-­ët dhe kemi ngrënë diçka të shpejtë tek lokali që ndodhet në lagjen ku ndodhi ngjarja. Pasi mbaruam së ngrëni, së bashku me Elvisin, Aurorën dhe Kievin vendosëm të dilnim për një kafe. Ngrihemi dhe shkojmë tek makina. Në timon qëndron Elvis Gacaj, unë u ula pas tij, Aurora në vend të parë dhe pas saj qëndroi Kevin. Në këtë moment filluan të shtënat e armës. Unë jam shtrirë poshtë sediljes ku isha vendosur. Për një moment (3­4 sekonda) pushuan të shtënat e armës ndërsa autori/ët dolën nga ana tjetër e makinës, ku qëndronte Aurora dhe filluan të qëllonin përsëri me breshëri. Në këtë moment, unë hapa derën me shpejtësi dhe ika nga aty. M'u errësuan sytë, nuk pashë asgjë se kush dhe sa ishin. M'u mbulua trupi i gjithë me gjak. Me djemtë (Elvis Gacaj dhe Kevin Rugova) ishim thjesht miq, ndërsa Aurorën e kam pasur shumë shoqe, madje e konsideroja edhe si motër. Nuk kemi pasur konflikte me askënd gjatë gjithë kësaj kohe”, ka thënë ajo në polici.

“Nuk u mendova shumë dhe hapa derën nga ku isha ulur dhe dola menjëherë. Nuk e di se si kam shpëtuar. Nuk e imagjinoj se si gjendem gjallë pas gjithë atyre plumbave atje”, është shprehur më tej ajo.

SHKARKO APP