E mitura e jetimores, letër Ramës: Na rrihnin me shkopinj dhe hekur
“Kam vuajtur shumë, më kanë rrahur me shkop prej hekuri, na godisnin pa mëshirë”- Kështu shkruan një prej të miturave të dhunuara në shtëpinë e fëmijës në Shkodër në letrën që i drejton Kryeministrit Edi Rama.
12 vjecarja ka rrëfyer të gjitha vuatjet që ka përjetuar në instituvcionin e përkujdesjes sociale, ku nuk ka marrë as përkujdesje, as dashuri, por ka kaluar një fëmijë të tmerrshme. Ajo thotë se është dhunuar e keqtrajtuar nga një vajzë dhe disa djem të rritur, të cilët e kanë goditur atë dhe të miturat e tjera me shkop prej hekuri.
E mitura e ka denoncuar dhunën tek e ëma e cila u ka kërkuar kujdestareve të merrnin masa, por ato nuk e kanë besuar dhe asgjë nuk ka ndryshuar në shtëpinë e fëmijës në Shkodër.
12 vjecarja në letrën që i drejton Kryeministrit Edi Rama tregon situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet familja e saj. Ajo ka edhe 6 motra e 6 vëllezër, ndërsa nëna e saj është e sëmurë.
“Mami na ka sjellë nga e keqja sepse s’ka shtëpi dhe është shumë e sëmurë por mami na thoshte që të duronim deri sa të merrte shtëpinë por unë nuk duroj dot më, ju lutem shumë të na ndihmoni”- thotë e mitura në letrën që thotë se e ka shkruar me lot në sy.
Përmes kësaj letre vajza e mitur kërkon që institucionet shtetërore ose biznesmenë të ndihmojnë nënën e saj që të ketë një strehë dhe 12 vjecarja ti bashkohet familjes dhe të largohet përgjithnjë nga shtëpia e fëmijës, që për të e për të mitur të tjerë ka qënë një ferr i vërtetë.
Letra e plotë
“I dashur Kryeministër, unë quhem Kamela Bajrami. Unë jam 12 vjeçe, Titina është 11 vjeç dhe Laura është 7-të. Unë kam 6 vëllezër dhe 6 motra. Unë kam vuajtur shumë nga një vajzë e rritur dhe nga disa djem të mëdhenj. Motrat e mia i çonte në një dhomë kjo vajza dhe i rrihte shumë. Unë po e shkruaj këtë letër me sytë me lot. Shela më rrihte mua dhe vajzat e tjera. Ajo merrte shkopin që ishte në raft dhe na rrihte. Shkopi ishte prej hekuri dhe ajo na rrihte pa mëshirë. Shela bënte fjalë të pista me të tjerët më të mëdhenj dhe ajo më detyronte të bëja edhe unë fjalë të pista por unë nuk pranoja dhe haja dajakun e Shelës. Kur mami na merrte në shtëpi ne i tregonim mamit dhe mami shkonte tek zyshë Albana por ajo i thoshte se unë gënjeja dhe nuk merrte fare masa. Shela më merrte mua dhe më çonte në banjo për të bërë fjalë të pista dhe unë nuk pranoja dhe e kisha shumë frikë, prandaj nuk tregoja se kisha shumë frikë. Mami na ka sjellë nga e keqja sepse s’ka shtëpi dhe është shumë e sëmurë por mami na thoshte që të duronim deri sa të merrte shtëpinë por unë nuk duroj dot më, ju lutem shumë të na ndihmoni mamin sepse e kam shumë të sëmurë sepse nuk ka më fuqi për të dalë dhe për të lypur me vëllanë e vogël. Kush është biznesmen të vendosë dorën në zemër, ju lutem nëse bëni ndonjë strehim për mamin tim, ju lutem me gjithë shpirt dhe dhimbjen që na kanë shkaktuar Shela bashkë me çunat e mëdhenj. Nëse ju nuk e ndihmoni dot mamin tim unë do të bëj ndonjë skandal të vras veten time sepse nuk duroj dot vuajtjet që kam ngrënë nga Shela. Unë me sytë duke qarë e kam shkruar këtë letër, ju lutem ndihmojeni mamin tim, ju lutem. Me respekt, me dhimbje dhe shumë dashuri, Kamela”.

KOHA JONË SONDAZH

