E morën me qera, por dy italianëve i merr flakë makina

Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Himarë-Borsh. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:30. Sipas policisë, makina tip ”Toyota” me targa AA 662 JZ ishte marrë me qera nga dy shtetas italianë, por për shkak të një shkëndije elektrike makina ka marrë flakë duke u djegur plotësisht. Fatmirësisht dy shtetasit italiane nuk kanë pësuar asnjë lëndim. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?